Misioni i pasuksesshëm i presidentes

Nga: Adelinë Sahiti

fotoU kërkua nga presidentja Atifete Jahjaga që të ishte më aktive për tejkalimin e ngërçit politik. Dhe, simboli i unitetit prano të marrë përsipër detyrën për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e kësaj situate, duke ftuar në takime të veçanta liderët politikë. Por, rezultatet e punës që deri tani ka pas karakter konsultativ, ende nuk ka dhënë ndonjë rezultat. Përkundrazi, kriza politike nuk është afër për t’u zgjidhur edhe pse vendi tashmë ka hyrë në muajin e katërt pa institucione.

Takimet të cilat ende s’po japin rezultate, sipas njohësve të rrethanave politike në vend po cilësohen si tentativa të dështuara, meqë e para e vendit nuk ka mekanizma me anë të së cilëve do t’iu ofronte një zgjidhje dy blloqeve. Albert Krasniqi nga KIPRED, në një prononcim dhënë Tribunës ka thënë se në këtë fazë që ka hyrë kriza politike në vend, është e vështirë të mendohet se tani presidentja Jahjaga mund të gjejë një zgjidhje të pranueshme për palët.

“Përderisa presidentja nuk ka mekanizëm i cili do t’iu impononte partive politike gjetjen e një kompromisi, imponimin e një alternative konkrete, është e zorshme me u prit që partitë politike të heqin dorë nga synimet e tyre”, ka thënë Krasniqi…(më gjerësisht në gazetën Tribuna).

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: