Qeveria në largim, mijëra euro i kushton buxhetit të shtetit

Qeveria-690x388Qeveria e Kosovës, e cila është në detyrë tash e sa muaj, i ka kushtuar qindra mijëra euro buxhtetit të shtetit. Gati gjysmë milioni euro kanë marrë vetëm paga 19 ministrat e kabinetit qeveritar, mbi 40 zëvendësministrat dhe 4 zëvendëskryeministrat e kanbinetit qeveritar Thaçi II.

Sipas një përllogaritjeje që i ka bërë Gazeta Blic pagave që marrin anëtarët e këtij kabineti gjigant, i cili ka mbi 60 pjesëtarë, nga data 8 qershor kur janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme, e deri më sot, pra për katër muaj, i bie të kenë marrë rreth 500 mijë euro paga. Këtu nuk hyjnë mëditjet dhe shpenzimet e beneficionet tjera, që qeveritarët në largim nuk i ndalin për asnjë moment, e të cilat kapin gjithashtu shifrën e qindra mijëra eurove.

Zgjatja e krizës politike, duket se më së shumti po u shkon përshtati pjesëtarëve të këtij kabineti qeveritar megaloman, në largim, të cilët tash e sa muaj nuk e kanë më as mandatin që të marrin kurrfarë vendimi, shkruan Gazeta Blic.

Pavarësisht pse qeveria e drejtuar nga Hashim Thaçi tash e sa muaj është pa mandat, kjo nuk i ka penguar disa ministra të kabinetit qeveritar, si ai i Kulturës, Memli Krasniqi, ai i Bujqësisë, Blerand Stavileci, pa përjashtuar këtu edhe kryeministrin në ikje, Hashim Thaçi, të marrin vendime , të cilat e kanë implikime të mëdha buxhetore.

Madje, në shumë raste gjatë kësaj periudhe vendimet kryekëput kanë qenë partiake, jo vetëm në punësimin e militantëve partiak, por edhe në dhënien e shumë tenderëve të dyshimtë, shkruan Gazeta Blic.

Qeveria Thaçi II, që nga konstituimi i saj para 3 vjet e gjysmë, ka qenë ndër qeveritë më të mëdha jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. Madje, me numrin e madh të anëtarëve të kabinetit, qeveria Thaçi ka lënë prapa edhe qeveritë e vendeve shumë të fuqishme, si ajo e Gjermanisë apo edhe shumë vendeve tjera të fuqishme në Evropë dhe më gjerë, vendet e të cilave kanë dhjetëra milionë banorë dhe janë shumë të fuqishme në arenën ndërkombëtare.

Për analistët politik, kjo qeveri kaq e madhe, me mbi 60 anëtarë, është formuar vetëm e vetëm që Thaçi të sistemoj militantët partiak nëpër funksione të ndryshme ekzekutive dhe kësisoj të ruaj edhe unitetin e partisë dhe një pjesë të mirë të elektoratit. /Gazeta Blic/Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: