Enver Hasani: Kam qenë themelues i LDK-së (Video)
Enver Hasani, kryetar i Gjykatës Kushtetuese, pas dhënies së verdiktit lidhur me ankesën e PDK-së ku u konstatuar se zgjedhja e Isa Mustafës kryetar i parlamentit në seancën e 17
korrikut ishte jolegjitime, është sulmuar vazhdimisht nga liderët e Blloku LVAN.
Hasani është zënë në gojë edhe LDK-ja, si pjesë e Bllokut, për, siç kanë thënë ata, mbajtje të krahut të PDK-së.
E kryetari i Kushtetuese, ishte njëri nga themeluesit e LDK-së. Të paktën kështu është deklaruar vet ai.
“Në vitin 1989-ën, kur është filluar lëvizja për rezistencë kundër regjimit të Millosheviqit, kam qenë njëri ndër themeluesit e parë, që e kam themeluar Lidhjen Demokratike të Kosovës me një grup profesorësh, që kanë qenë, i ndjeri Latif Berisha që është vra, profesor Selmon Meha dhe shumë të tjerë. Deri në 92-ën, pastaj kam dal jashtë për të punuar për Qeverinë në ekzil”, ka thënë ai në një intervistë.
Për LDK-në Hasani flet nga minuta e 6-të e videos.