Grabovci: Qeverinë e formon PDK, ose shkojmë në zgjedhje
Vetëm kryesuesja e seancës, si deputetja më e vjetër, Flora Brovina e ka të drejtën që të thërras seancë, e as askush tjetër, kështu ka qenë reagimi i Adem Grabovcit, deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Në profilin e tij në Facebook, Grabovci, ka shkruar se në seancën e sotme blloku vetëm sa e ka thelluar krizën politike në vend, e cila vetëm sa do t’i shkaktoj dëme të pa parashikueshme vendit .
Sipas, Grabovcit, për të dalë nga situata e tanishme kemi vetëm dy opsione .
“Opsioni i parë është marrëveshja me PDK-në dhe krijimi i institucioneve dhe nëse ky opsion nuk vjen në shprehje, atëherë vjen opsioni tjetër, që është më i padëshiruar, ai i zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, ka shkruar ai.