LVAN mesazh PDK-së: Në zgjedhje hyjmë bashkë, e ju lëmë me 20 deputet!

ZYNëse vendi do të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme, ashtu siç po pretendon Partia Demokratike e Kosovës, atëherë Blloku i përbërë nga LDK-ja, AAK-ja, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën mund të garojnë me një listë të përbashkët.

Kështu i ka thënë Gazetës Blic një burim i lartë brenda Bllokut LVAN. Sipas këtij burimi, është duke u punuar në këtë drejtim, dhe liderët e partive kanë një dakordim edhe për këtë çështje.

“Nëse shkohet në zgjedhje, po punohet që Blloku të shkoj bashkë si është kështu: LDK, VV, AAK dhe Nisma”, ka thënë ky burim për Gazetën Blic.

*************************************************************************************

PDK dorëzohet për numrat, tash do me çdo kusht zgjedhje të reja!

 

Partia Demokratike e Kosovës është bindur përfundimisht se nuk mund t’i ketë numrat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe për formimin e qeverisë.

“PDK e ka kuptuar vendosmërinë e partive shqiptare që nuk dëshirojnë të hyjnë në bashkëqeverisje me ta, prandaj tash opsion tjetër nuk i ka mbetur vetëm që të zvarrisin sa më shumë thirrjen e seancës konstituive, dhe kësisoj edhe çuarjen e vendit drejt zgjedhjeve të reja”, ka thënë për Gazetën Blic një burim i afërt me zhvillimet e fundit politike.

PDK do të zvarris situatën deri në thyerje të Bllokut, ose deri në zgjedhje të reja

Sipas këtij burimi, zvarritja e thirrjes së seancës konstituive përmes Flora Brovinës dhe avantazhi që ua ka dhënë atyre verdikti i Gjykatës Kushtetuese, do të shfrytëzohen maksimalisht nga ana e PDK-së, në mënyrë që të vënë në lëvizje ndërhyrjen ndërkombëtare.

“Nëse Blloku nuk do të thyhet edhe me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, atëherë PDK do të mundohet që në çdo formë të mos lejoj formimin e institucioneve nga ana e LVAN-it dhe kësisoj ta çoj vendin në zgjedhje të reja”, ka thënë ky burim.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se partia e tij edhe pse nuk i dëshiron aq shumë zgjedhjet për shkak të proceseve në të cilat po kalon vendi, megjithatë si thotë se nëse s’ka marrëveshje me PDK-në, atëherë duhet të shkohet në zgjedhje.

Ai thotë se ekzistojnë vetëm dy opsione se si mund të dilet nga situata e tanishme.

“Opsioni i parë është marrëveshja me PDK-në dhe krijimi i institucioneve. Nëse ky opsion nuk vjen në shprehje, atëherë vjen opsioni tjetër, që është më i padëshiruar, ai i zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, ka thënë Grabovci për Gazetën Blic.

PDK ka nisur negociatat me AKR-në për koalicion parazgjedhor?

Ndërkaq, një zyrtar i lartë i PDK-së, i ka thënë Gazetës Blic se PDK është duke u përgatitur për zgjedhje të reja. “Kanë filluar negociatat edhe me AKR-në e Behgjet Pacollit, që të hyjmë në koalicion parazgjedhor. Besojmë se sërish do t’i fitojmë zgjedhjet”, ka thënë ky burim.

Ndërkohë, edhe deputeti tjetër i PDK-së, Memli Krasniqi në një intervistë që e ka dhënë dje për medie ka thënë se ose duhet të ketë marrëveshje me PDK-në, ose vendi shkon në zgjedhje të reja.

Në anën tjetër, ministri në detyrë i Financave ka paralajmëruar se nëse kriza politike do të vazhdoj në vend, nga muaji mars shërbyesit civil do të mbesin pa paga, duke paralajmëruar kollapsim të shtetit.

Kanë kaluar katër muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve, dhe ende partitë politike nuk po munden që t’i formojnë institucionet. PDK edhe pse doli partia e parë në zgjedhje me mbi 30 për qind, nuk po mund të gjejë partner për bashkëqeverisje. Në anën tjetër, LDK- AAK- Nisma dhe Vetëvendosje, kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, dhe e kanë shumicën në Kuvend, mirëpo vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, ku të drejtën për zgjedhjen e kryeparlamentarit ia jep vetëm PDK-së, ka bllokuar konstituimin e Kuvendit dhe të Qeverisë.*******

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: