Kalo te lënda

Kryeministri Ramush Haradinaj! (Foto)

fotoQFGUIHM7Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ishte zgjedhur kryeministër i Kosovës në vitin 2004, mirëpo vetëm pas 100 ditësh u detyrua të jap dorëheqje meqë Tribunali i Hagës ngriti akuzë ndaj tij.

Ai i kaloi shumë vite duke i gjykuar dhe rigjykuar në Hagë, për t’u kthyer fitimtar në atdhe.

Me të arritur në Kosovë, Haradinaj u shpreh i gatshëm ta merr drejtimin e Qeverisë, e me këtë edhe zëvendësimin e Hashim Thaçit në krye të ekzekutivit.

Këtë nuk mundi ta arrijë dhe vendi më 8 qershor të këtij viti shkoi në zgjedhje të parakohshme. Partia e Haradinajt doli nga këto zgjedhje me 9 për qind, rezultat që nuk e kënaqi aspak Haradinajn.

Mënyrën për ta jetësuar ëndrrën që të drejtoi Qeverinë, kreu i AAK-së e gjeti përmes bashkimit me LDK-në e Isa Mustafës dhe Nismën e Fatmir Limajt.

Më pas këtij projekti iu bashkua edhe Vetëvendosje e Albin Kurtit.

Mirëpo, edhe pse në fillim dukej se gjithçka do të shkoi ‘vaj’, në praktikë kjo nuk duket ashtu.

Edhe pse po insistohet që Haradinaj të ngjitet në ‘fron’, si po ecën gjerat çdo ditë e më e vështirë duket kjo.

Indeksonline sjellë për lexuesit një kolazh fotografish nga koha kur Haradinaj ishte zgjedhur kryeministër dhe disa nga takimet e tij të asaj kohe. /Indeksonline/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: