Ja çfarë tha Agani pas intervistimit
Ministri në detyrë i Shëndëtsisë, Ferid Agani, pas intervisitmit, ka thënë se ka qartësuar para organeve se punën e tij si ministër, derisa ka theksuar se përveç mjekëve të shumtë në të gjithë territorin e Kosovës, janë intervistuar edhe zyrtarë të tjerë të ministrisë që ai drejton.
“Sot e kemi pasë një aksion policor në disa qendra të Kosovës, të cilat kanë pasë si subjekt fillimin e procedurave hetimore. Të disa zyrtarëve në sektorin e Shëndësisë. Unë jam intervistuar në cilësinë e të dyshuarit sikurse edhe të tjerët dhe unë mendoj se shumë shpejt mund të qartësojmë të gjitha dilemat që prokurori i ka ndaj personalitetit tim politik dhe në anën tjetër të zyrtarëve të tjerë të Ministrisë së Shëndëtësisë”, ka thënë Agani.
Intervistimi i Aganit ka zgjatur rreth dy orë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.