Kelmendi: Sot kishte mono-debat, liderët duhet t’i përafrojë Presidentja

fotoCN2GI7I9Mbledhjen e ‘Blloku’-t në ambientet e Kuvendit të Kosovës, deputeti nga radhët e PDK-së, Ramiz Kelmendi e sheh si thellim të krizës dhe debat që nuk gjeneron zgjidhje.
Kelmendi duke folur për Telegrafin, sqaron se zgjidhja mund të vie vetëm nga përafrimi i liderëve me rol të presidentes ndërsa që rikonfirmon se PDK është shprehur që në fillim se nuk i frikësohet zgjedhjeve të reja.

“Debati në Kuvend i ftuar nga ‘Blloku’ është edhe një sprovë e verifikimit të qëndrimeve dhe forcimit të pozicioneve të ‘Bllokut’ duke kërkuar nga anëtarët e vet të verifikohen dhe atë duke e ngritur zërin artikulues me ‘arsye’ të shumta e të panumërta por që gjithnjë dërgojnë arsyen në interes të qëndrimeve të liderëve të tyre”, ka deklaruar deputeti i PDK-së, Ramiz Kelmendi.

“Këto debate të dëmshme janë ‘mono-debate’ që vetëm i ngritin tensionet në mes të liderëve politikë konkurrent dhe mbështetësve të tyre, duke ndërtuar hendek edhe më të madh se që ekziston në të vërtet”, thotë më tej Kelmendi.

Sipas tij, nuk mund të presësh që ndonjë nga deputetët të ketë fuqi që të reflektoj sadopak nga e drejta sepse do bëhet shënjestër e kolegëve partiak dhe do të dëmtohet seriozisht dhe po qe se nuk e ngrenë zërin aq lartë sa po i shohim do të sanksionohen me mospropozim nga liderët e vet për futje në listë në zgjedhjet e ardhshme eventuale apo edhe funksione të premtuara politike për ta dhe familjarët e tyre.

“Andaj në interes të të ardhmes së Kosovës, zhvillimit ekonomik dhe raportit ndërkombëtar është që presidentja e republikës të vazhdoi ndikimin me takime të kombinuara PDK dhe anëtar të ‘BLLOKU’-t, në mënyrë që liderët të reflektojnë pozitivisht duke komunikuar për së afërmi dhe larg opinionit të gjerë. Kjo metodë e komunikimit të afërt do t’i bënte liderët që të shprehen për qëndrimet e tyre dhe t’i tregojnë opinionit se janë të moderuar të paktën në komunikim”, konstaton deputeti i PDK-së, Ramiz Kelmendi.

Kelmendi më tej shton se “në këtë kuadër duhet edhe të gjendet rruga e krijimit të organeve në raport me rezultatin zgjedhor të 8 qershorit dhe vendimeve të Kushtetueses”.

“Këtu nuk duhet të mendohet se dikush po justifikohet duke dhënë ide, sepse PDK gjithnjë do t’i respektojë vendimet ligjore dhe mandatin e marrë nga votuesi, kjo edhe nëse nga e tërësia do të dilej me konstatim të zgjedhjeve të reja, për çka PDK ka thënë që në fillim se është e gatshme dhe e bindur në korrje të rezultateve sërish fituese”, shton Kelmendi.

Për fund, Ramiz Kelmendi konstaton se Kosova është në një sfidë të madhe politike, ekonomike e të ndikuar nga ata të cilët në çfarëdo mënyre po tentojnë të nëpërkëmbin arritjet e mëdha që bëri Kosova gjatë kësaj periudhe, siç është edhe miqësia me SHBA dhe BE-në.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: