Turqi, vriten 21 protestues kurdë (Foto)

turqi-vriten-21-protestues-kurd-euml-foto_hdAutoritetet shtetërore turke kanë aplikuar orë policore në juglindje të Turqisë, pasi të paktën 21 persona janë vrarë pasditen e sotme gjatë përleshjeve të dhunshme mes mijërave protestuesve kurdë dhe policisë.

Mijëra kurdë kanë protestuar në disa prej qyteteve më të mëdha në Turqi ditën e mërkurë, si reagim ndaj indiferencës së treguar nga qeveria turke për qytetin Kobane në Siri, i cili po sulmohet nga ana e Shtetit Islamik prej disa ditësh.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë të nxehtë për të shpërndarë protestuesit e inatosur në të gjithë vendin, përfshirë këtu Ankaranë dhe Stambollin. Protestat kanë përshkallëzuar në trazira.

Protestuesit nuk kanë kursyer asgjë gjithandej ku kanë shkelur, duke shkatërruar e djegur qindra makina dhe objekte.

Kurdët kanë protestuar dhe kanë shkaktuar trazira edhe në disa qytete gjermane.

 

Në disa qytete juglindore truke, të populluara kryesisht nga kurdët, shteti ka dhënë urdhër që të bllokohet qarkullimi.

Në qytetin kryesor kurd Dijarbakir kanë humbur jetën 10 protestues, gjatë përleshjeve me një tjetër grup që mbështesin militantët islamikë të ISIS-it.

Viktimat e tjera janë shënuar në krahinat lindore, Mardin, Siirt, Batman dhe Mus.

Mësohet se dhjetëra policë në Ankara dhe Stamboll kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e përleshjeve. Disa nga organizatorët kryesorë të protestave janë arrestuar, ndërsa policia vazhdon “luftën” e saj për shuar trazirat në lindje të vendit. /Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: