Gjini: Nuk kam pritur sjellje kaq jo racionale nga PDK-ja
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se Blloku nuk ka pritur që edhe katër muaj pas zgjedhjeve dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes me LDK-në dhe Nismën për Kosovën të mos mund t’i formonin institucionet.
“Nuk kemi pritur sjellje të këtillë të PDK-së. Unë personalisht kam menduar se menjëherë pas krijimit të koalicionit ata do të tërhiqeshin në opozitë me vullnet”, ka thënë Gjini për Gazetën Blic.
I dyti i AAK-së, ka thënë se askush nuk e ka pritur një sjellja kaq joracionale të PDK-së.
“Nuk kam besuar se do të silleshin në këtë mënyrë joracionale”, ka thënë ai. /Gazeta Blic/