Deputetët vazhdojnë të marrin pagat prej 1488 eurosh

fotoEdhe pse Kuvendi nuk është aktiv, deputetët marrin pagë prej 1488 eurosh. Që nga momenti kur janë betuar e deri më tash, 107 deputetë janë paguar nga buxheti i shtetit me 398 mijë e 40 euro.

Rrallëherë u takuan në sallën e Kuvendit të Kosovës, prandaj muhabetet e tyre aty ishin të pakta. Ndonëse më 17 Korrik, kur edhe nisi seanca konstituive e legjislaturës së 5-­të, të zgjedhurit e popullit e dhanë betimin se do të punojnë me dinjitet dhe për interesa të shtetit, në këtë sallë u bë shumë pak debat. Por, joefikasiteti nuk ndikoi në pagat mujore. Ata vazhdojnë t`i marrin rrogat.

RTK ka kontaktuar me disa prej tyre dhe ata kanë konfirmuar se në fund të muajit shtator u është dhënë rroga e tretë.

Meqë seanca e parë e konstituimit të Kuvendit ishte mbajtur më 17 Korrik, atë muaj, deputetët kanë marrë gjysmë page, në vlerë prej 744 eurove.

Ndërsa në gusht e shtator ata janë paguar me rrogë të plotë, vlera bazë e të cilës është 1 mijë e 488 euro.

Në sekretariatin e Kuvendit të Kosovës thonë se këtë shumë e kanë gëzuar 107 deputetë.

Për këtë periudhë gati tremuajshe i bie që një deputet i Kosovës, arkës së shtetit i ka kushtuar 3 mijë e 720 euro, ndërsa komplet legjislatura e re ka zbrazur buxhetin për 398 mijë e 40 euro. /rtk/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: