Grupi 6+ nuk merr pjesë në seancë
Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Mahir Jagxhillar, ka thënë se nuk beson se Grupi Parlamentar 6+ do të marrë pjesë në seancën e nesërme.
`Ne e mbrojmë qëndrimin se seanca duhej të thirret, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, nga ana e kryesueses. Bazuar në këtë nuk besoj se do të jemi pjesëmarrës`, ka deklaruar Jagxhillar për `Epokën e re`.