Kalo te lënda

Nga vetëvrasja më pengoi Shefqet Krasniqi (Video)

nga-vet-euml-vrasja-m-euml-pengoi-shefqet-krasniqi-video_hdQë nga dita e arrestimit të hoxhallarëve njerëz të shumtë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për këto arrestime.

Këtë e kanë bërë në forma të ndryshme duke rrëfyer përvojat dhe të mirat që kanë pasur nga këta hoxhallarë.

Një tregim shumë interesant na e sjell një dëgjues i Radio Pendimit. Ai gjatë një inkuadrimi në një emision në këtë radio, derisa shpreh pakënaqësinë e tij për burgimin e hoxhallarëve, tregon se si këshillat e hoxhës Shefqet Krasniqi kanë qenë vendimtare që ai të mos bëj vetëvrasje.

“Njëri nga këta hoxhallarë, Shefqet Krasniqi, pasi që më ka vdekë një djalë dhe për shkak të varfërisë së skajshme unë kam pas me ba vetëvrasje – me këshillat e doktorit (dr. Shefqet Krasniqit) unë sot jam gjallë”, thotë dëgjuesi.

Dr. Shefqet Krasniqi i kishte thënë se vetëvrasja nuk është zgjidhje, dhe e kishte këshilluar që ta luste Allahun dhe se Ai do t’i dhuroj të mira dhe do t’ia rregulloj jetën.

“Ai më ka këshillue, më ka thanë o vëlla nuk është zgjidhje me ba vetëvrasje, Allahu është ai që ka me të dhanë edhe ty sikur krejtve që ju ka dhanë dhe ka me tu ndrqë jeta. Banë sabër, banë dua. Me këshillat e doktorit (dr. Shefqet Krasniqit), unë sot kam tre fëmijë, kam shtëpi dhe kam jetë normale elhamdulilah”, përfundon tregimin e tij dëgjuesi i Radio Pendimit.

Dr. Shefqet Krasniqi së bashku me disa hoxhallarë të tjerë u arrestua më 17.09.2014. Ditë më parë atij i është vazhduar paraburgimi deri më 17.10.2014.

Deri më tani janë liruar tre nga hoxhallarët e arrestuar, hoxhë Ekrem Avdiu dhe Enis Rama nga Mitrovica dhe hoxhë Enes Goga nga Peja. /Shembulli/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: