Balli Kombëtar, kërkon nga PDK, presidentja dhe Gjykata Kushtetuese, të zhbllokojnë ndërtimin e institucioneve të reja

562X315963880_10717965_1542046826013794_1610562932_nKryesia e Partisë Balli Kombëtar i Kosovës i bënë thirrjen e fundit Presidentes së Republikës së Kosovës,

zonjës Atifete Jahjaga, kryeministrit në largim, zotëri Hashim Thaçi, qeverisë në largim, Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe institucioneve tjera që sa më parë të reflektojnë dhe të heqin dorë nga bllokada e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

 

I gjykojmë si tejet të dëmshme për demokracinë, lirinë kombëtare, barazinë dhe kulturën shtetformuese sjelljet diktatoriale të PDK-së dhe tendencat për imponim të zgjidhjeve që nuk e kanë mbështetjen e shumicës parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit 2014.

 

Zgjidhjet e imponuara nuk do ta gjejnë mbështetjen tonë. Përkundrazi, shkelja e vullnetit politik të qytetarëve të Republikës dhe anashkalimi i qëllimshëm i shumicës parlamentare do ta detyrojë Partinë Balli Kombëtar i Kosovës të ftojë popullin në protestë masive kundër diktaturës neokomuniste të PDK-së dhe sejmenëve të saj. Presim që seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës të mbahet konform ligjit, duke njohur dhe afirmuar vlerën demokratike për debat të hapur dhe zgjidhje që gëzojnë mbështetjen e shumicës parlamentare.

 

Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk mund të mbahet peng i bisedimeve antishqiptare që kryeministri në largim i zhvillon me qeverinë vrastare të shtetit okupator, Serbisë. Për kryesinë e Partisë Balli Kombëtar i Kosovës, Selmon Berisha, kryetar  dhe Xhemajl Murati-Tupalla, sekretar i përgjithshëm./

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: