Kalo te lënda

Haradinaj: I pakuptimtë mos reflektimi i PDK-së

haradinaj-i-pakuptimt-euml-mos-reflektimi-i-pdk-s-euml_hdLideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se megjithatë, seanca e parashikuar, përkatësisht e kërkuar nga më shumë se 60 deputetë, do të mbahet nesër.

“Kishim një takim përgatitor për seancën e nesërme e cila është thirrur me kërkesën e mbi 60 deputetëve. Është i pakuptimtë mos reflektimi i kryesueses Flora Brovina, përkatësisht i PDK-së ndaj kërkesës së deputetëve për mbajtjen e seancës. Ky thjesht është një bojkot që po bëhet”, ka vlerësuar Haradinaj.

Haradinaj, pas takimit me përfaqësuesit e Bllokut VLAN, ndonëse ka pranuar se mund të mos ketë zgjedhje të kryetarit të Kuvendit, ka thënë se së paku do të zhvillohet debat.

“Kërkesë e deputetëve ka qenë edhe debati. Në fund të debatit do të vlerësohet si do të procedohet më tutje. Seanca vazhdon, rendi i ditës është zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë – ka mundësi që nesër nuk do të votohet për kryetar por do të ketë debat”, ka bërë të ditur Haradinaj. /Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: