Brovina: Nuk do të marr pjesë nesër në seancë
Flora Brovina ka përfunduar takimin me përfaqësuesit e subjekteve politike pas të cilit tha se seanca e thirrur për nesër nuk është ftuar dhe përgatitur nga ajo si kryesuese prandaj edhe nuk do të merr pjesë në të.
Brovina tha se është e gatshme që të thërras vazhdimin e seancës konstituive brenda 24 orëve, nëse arrihet një marrëveshje mes subjekteve politike.
Ajo tha se debati në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës nuk është i lejuar as me Rregulloren e Kuvendit të Kosovës. /KP/