Haradinaj: Nuk dalim nga salla deri sa të vjen Flora
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me anëtarët e tjerë të koalicionit pas zgjedhor tha se VLAN-i do të qëndrojë në sallë deri sa të vjen kryesuesja e Kuvendit, Flora Brovina.
“Kuptohet që ajo që është e pakuptimtë është mos reflektimi i kryesueses së PDK-së. Seanca ka një pikë, pra zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve. Kuptohet që debati do të mbahet dhe aty do ta vlerësojmë se çfarë do të bëjmë. Them se ne do të jemi aty deri sa të vendos që edhe kryesuesja me ardh.
Mund të ndodhë që nesër nuk do ta votojmë kryetarin e kryesisë por do të bëjmë debat. Ne do ti shprehim qëndrimet tona publikisht. Është në pikëpyetje pjesëmarrja e komuniteteve, por shpresojmë që ata të vijnë”, ka thënë Hardinaj.