Detaje se si u mundua Hashim Thaçi ta prish marrëveshjen e LAN-it!
Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, kishte arritur që ta kuptonte se çka po ndodhte, pra që LDK, AAK dhe NISMA do të bashkoheshin kundër tij,
pak çaste para se të nënshkruhej marrëveshja Mustafa- Haradinaj – Limaj.
Madje, kishte përpjekje nga Hashim Thaçi, që të bind liderët e këtyre tri partive që të mos e bëjnë këtë marrëveshje, duke i ofruar copë të madhe të pushteti.
“Ishim në zyrat e AAK-së, pak para nënshkrimit të marrëveshjes, kur z. Thaçi na thirri në telefon, dhe kërkonte që të mos nënshkruhej kjo marrëveshje, duke qenë i gatshëm që të ofroj gjithçka, vetëm e vetëm që edhe PDK të jetë në pushtet, pra që të mos ketë koalicion ndërmjet LDK-së- AAK-së e Nismës”, ka thënë një zyrtar i lartë i LAN-it për Gazetën Blic.
Oferta sipas disa burimeve në kuadër të Bllokut, i ishte bërë përmes “ndërmjetësve” secilit nga liderëve- dhe të gjithë në fakt e kishin injoruar- madje me buzëqeshje.
Nga ndarja e Bllokut, PDK nuk hoqi dorë asnjëherë deri më sot. Plani tjetër ishte të pengohej marrëveshja e Bllokut me Vetëvendosje!
http://tpc.googlesyndication.com/safeframe/1-0-0/html/container.html
Në anën tjetër, Thaçi ofertë i kishte bërë edhe Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit për qeverisje.
Sekretari i VV-së, Dardan Molliqaj publikisht ka deklaruar se njerëz të PDK-së në emër të Hashim Thaçit kanë ofruar edhe postin e kryeministrit Vetëvendosjes, vetëm e vetëm që të hyjnë në koalicion me të.
Përgjigje negative PDK mori edhe nga Vetëvendosje, e cila menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vetëm PDK-së ia njeh të drejtën që ta ketë kryetarin e Kuvendit, i bashkohet Bllokut LDK- AAK- Nisma për bashkëqeverisje. /gazetablic/