Serbët prijnë me numrin e azilkërkuesve në BE, Kosova e fundit
Sipas EUROSTAT, gjatë tre mujorit të dytë janë 3 915 shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së duke e çuar në 8 305 numrin e përgjithshëm gjatë 6 muajve të parë të vitit 2014.
EUROSTAT thotë megjithatë se këtë tremujor ka pasur ulje kërkesash nga shqiptarët për azil.
Vendin e parë për kërkesa azili në Europë e mban Serbia, me 10 585 kërkesa në 6 muaj, ndërsa më të paktë janë azilantët nga Maqedonia, vetëm 4280 dhe 2 460 nga Kosova.
Gjermania, Suedia, Franca dhe Italia mbeten destinacionet më të preferuara për personat që kërkojnë azil.