Padronët e ligjit

562X315981346_fotoNjë vendim që pati e marrë Qazim Qeska në vitin 2010 i pati kushtuar jo vetëm atij personalisht por edhe Partisë Demokratike të Kosovës. Duke dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të Rahovecit, e pati çuar komunën në zgjedhje të parakohshme. E në përfundim të garës zgjedhore, vendin e Qeskës e pati zënë Smajl Latifi i AAK-së.

Qeska s’pati mundur t’i evitonte zgjedhjet edhe pse i pati rënë “pishman” për dorëheqje. Zgjedhjet s’pati mundur t’i shmangte as Hashim Thaçi si kryeministër, duke mos e konsideruar si të mirëqenë dorëheqjen e bashkëpartiakut. Ishte Gjykata Kushtetuese ajo që e pati marrë si relevant aktin e dorëheqjes e jo atë të rikthimit në punë të Qeskës.

 

Këtë e kishte bërë duke iu përgjigjur kërkesës për interpretim nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu. Ky i fundit, më pas, në pajtim me kompetencat kushtetuese i pati shpallur zgjedhjet për Rahovec. Pjesë e panelit që e kishte hartuar vendimin në rastin Qeska, atëbotë ka qenë gjyqtari amerikan, Robert Carolan./tribuna

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: