Policët serbë të Kosovës protestojnë kundër EULEX-it
Ashtu siç ishte paralajmëruar, nga ora 9 e 30 para Gjykatës Themelore në veri të Mitrovicës ka nisur sot një protestë kundër EULEX-it. Raportohet se rreth 60 policë të Kosovës, të gjithë të uniformuar, janë përfshirë në këtë protestë, raporton KP.
Atyre po iu prin Zvezdan Milovojeviq, ish-pjesëtar i MUP-it, tani komandant i Policisë së Kosovës në Zubim Potok.
Ata, sipas paralajmërimit, po protestojnë kundër përpjekjeve të këtij misioni për t’i arrestuar ish-kryetarin e Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq, dhe kryetarin aktual të kësaj komune, Stevan Vulloviq.
Sipas burimeve të KosovaPress-it, ata u kanë bërë thirrje edhe qytetarëve t’i bashkohen kësaj proteste, por pa sukses.