Kalo te lënda

Rrëfim interesant: Luftëtarja që iku nga IS-i, tregon se kush aty ishte njeriu më i keq! (VIDEO)

fotoNjë 25 vjeçare e imët hap dhomën e hotelit ku ishte caktuar takimi. Fytyra e kishte të mbuluar, ndërsa gjuha e trupit shfaqte ankthin e saj të brendshëm. E ngriti ferexhen dhe shfaqi fytyrën e butë. Ishte anëtare e grupit të femrave të ISIS-it, nga ku iki rishtas e tmerruar nga brutaliteti që ato shkaktonin.

E rritur në Siri, familja e Khadijës (nuk është emri i saj i vërtetë) kishte siguruar shkollimin e saj. Pas diplomimit, jepte mësim në shkollën fillore.

Kur nisi kryengritja në Siri, iu bashkua protestave paqësore me të cilat shprehte kundërshtimin ndaj presidentit Bashar al-Assad.

“Shërbimet e sigurisë janë përpjekur për të na kapur. Shkruanim mesazhe në muret, pastaj kemi ndërruar rrobat që të mos vërehemi”, thotë Khadija.

Por, kryengritja siriane shpejt u shndërrua në kaos duke humbur njerëzoren.

“Kaos, gjithkund rreth nesh. Ushtria e Lirë Siriane, regjimi, bomba, greva, të plagosur, spitale, gjak… doni të ikni nga kjo. Problemi im ishte se unë ika te diçka më e shëmtuar”

Ajo papritmas “pushtohet” nga elokuenca e një tuniziani që e njohu në internet. E mahnitur nga sjelljet e tij, i besoi dhe ai e fut në Shtetin Islamik. E bindi se ky grup nuk është siç e përshkruajnë të tjerët. I tha se grupi do të prezantojë si duhet islamin kudo dhe se lufta është vetëm një fazë gjatë të cilës duhet të jenë të rreptë dhe të fuqishëm. Madje, i tha se po shkon në qytetin sirian Raqqa për ta martuar.

“Rashë në kontakt me një kushërirë që më tha t’i bashkohem brigadës Khansa. Ajo jetonte në Raqqa me burrin që ishte anëtar i ISIS-it. Khansa ishte brigadë e tmerrshme: policia e femrave të ISIS-it”.

Ajo e bindi familjen e saj se duhet të gjithë të shkojnë në Raqqa, sepse ashtu mund të shkollojë vëllezërit e vegjël dhe motrën dhe se aty do të kenë mbështetjen e të afërmve.

Khansa është brigadë e përbërë nga 25 deri 30 gra që patrullojnë në Raqqa dhe që sigurohen që femrat t’u përmbahen kodit të përshtatshëm veshjes, sipas rregullave të Shtetit Islam. Disa prej këtyre rregullave kërkonin heqjen e stolive, si dhe mbulimin e tërë trupit e madje as shfaqjen e syve. Nëse shkelen rregullat, ato do të rrihen me kamxhik.

Për dënime vendoste një grua: Umm Hamza. Kur atë e kishte parë Khadija, ishte tmerruar.

“Nuk ishte grua normale. Ishte e madhe, me pushkë, revole, kamxhik, kamë dhe ferexhe”.

Khadija është trajnuar për pastrimin dhe montimin të armëve, si dhe për të shtënë nga to. Merrte një pagë prej 200 dollarëve në muaj dhe çdo ditë kishte ushqime të gatshme. Familja ndjente se vajza u doli nga kontrolli, por nuk kishte se çfarë të bënte. Por, nëna ia tërhoqi vërejtjen.

“Më thoshte nëna: Zgjohu, kujdesu për veten. Po ecni, por nuk po e dini se ku po shkoni”.

Fatkeqësisht, Khadija nuk e dëgjonte nënën.

“Në fillim isha e kënaqur me punën. Ndjehesha si autoritet në rrugë. Por, pastaj fillova të kem frikë edhe nga vetja. Thoja: Nuk jam kjo. Kam diplomë. S’duhet të jem kështu. Çfarë më ndodhi, çka më solli këtu”?

Dhe kështu, u shkatërrua imazhi i saj për IS-in. Në këtë ndikoi edhe kjo skenë: djali 16-vjeçar që u kryqëzua për përdhunim.

“Më e keqja, një burrë e kapi kokën në duar, të cilën e kishte prerë para meje”.

Brigada e saj ndante ndërtesën me një njeri i cili ishte i specializuar për martesat e luftëtarëve të ISIS-it.

“Ishte një nga njerëzit më të këqij. Gjente gra për luftëtarët vendas dhe të huaj. Luftëtarët e huaj janë brutalë me gratë. Ka pasur raste kur gruaja dërgohej në urgjencë për shkak të dhunës seksuale ndaj saj”.

Pasi komandantja bënte presione se edhe ajo duhet të martohej, Khadija vendosi të linte brigadën. Këtë e bëri disa ditë para bombardimeve të aleancës perëndimore. Familja mbeti mbetur në Siri. Ajo iki në Turqi, ku rri e mbuluar jo vetëm për të fshehur identitetin por që ngadalë të përshtatet me jetën jashtë IS-it.

“Duhet gradualisht të bëhem dikush tjetër. Kam frikë të bëhem dikush tjetër. Kam frikë se pas asaj që isha, të mos e humbi besimin”.

Në fund të intervistës, ajo thotë për ISIS-in: “Si lejuam të shfaqen? Si lejuam të sundojnë? Ky është rezultat i dobësisë sonë”!

“Nuk dua që dikush tjetër të mashtrohet si unë. Shumë vajza mendojnë se ajo që mbrojnë është islami i vërtetë. Unë dua të jem ajo që isha para se të bija nën ndikimin e ISIS-it”.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: