VV për shkëputje të thellë nga formati aktual i bisedimeve me Serbinë
Pjesëmarrja e mundshme e Atifete Jahjagës në konferencën rajonale në Beograd nuk e ka ekzaltuar Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo pasi presidentja, sipas Glauk Konjufcës, nuk ka pasur qëndrim të duhur si e para e Kosovës ndaj Serbisë.
Duke folur në Info Magazine te Klan Kosova, Konjufca tha se Beogradi, duke pas parasysh qasjen e tillë të Jahjagës, nuk e pati zor të pajtohet me hyrjen e saj në Serbi.
Duke komentuar raportet me Serbinë, Konjufca tha se Vetëvendosje, në rast se e drejton dialogun, do të bëjë një shkëputje të thellë nga formati aktual.
Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes tha se ky subjekt politik do ta bazojë dialogun në një reciprocitet të plotë mes palëve.