Bahtiri: Kam fituar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Bajram Rexhepit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, thotë se Mitrovica në të kaluarën nuk është udhëhequr nga “koka e kryetarit të komunës” por “nga kokat tjera”. Ai ka thënë se edhe ish kryetari edhe njerëzit pranë tij që kanë qenë, duhet të shkojnë në burg.
Ai në emisionin “Puls” të KTV’së, thotë se në garë për Mitrovicën nuk ka qenë me Avni Kastratin.
Thotë se “i ka mundur Thaçin, Rexhepin dhe Veselin.
“Njerëzit që e kanë udhëhequr komunën, nuk e ka udhëhequr atë më kokën e vet, por me kokën e dikujt tjetër. Është udhëhequr nga njerëzit jashtë Mitrovicës. Këtë e dinë të gjithë qytetarët e Mitrovicës”, ka thënë ai në emisionin Puls të KTV’së.
“I kam mujtë që të tre, Hashim Thaçin, Bajram Rexhepin dhe Kadri Veselin”, ka thënë Bahtiri.