Musliu: Jahjaga duhet ta vizitojë Preshevën para se ta vizitojë Beogradin
Kryetari i Bujanocit, Jonuz Musliu, ka thënë se Presidentja e Kosovës, para se ta vizitojë Beogradin, duhet ta vizitojë Preshevën.
“Ne e dimë se ajo na ka injoruar vazhdimisht, por vizita e sa në Beograd pa vizituar Luginën e Preshevës, i mëshon vulë asaj që shpesh e kanë kritikuar se Jahjaga nga një police është vënë gabimisht në krye të shtetit”, citohet të ketë thënë Musliu për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”.