Vret gruan me thikë dhe veten përpara vajzave binjake 4 vjeçare
Një 30 vjeçar ka vrarë me thikë bashkëshorten në sy të vajzave të tyre binjake të moshës 4 vjeçare dhe më pas i ka dhënë fund edhe vetes.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një provincë të Riminit në Itali. Autori i krimit, 30 vjeçari Raffaele Ottaviano, pas një sherri për shkak të xhelozisë i ka marrë jetën 27 vjeçares Ivana Intilla.
Familja jetonte prej disa vitesh në Cattolica, në një pallat në rrugën Cabral, ku edhe është kryer krimi.
Ata që kanë lajmëruar policinë kanë qenë fqinjët e viktimave, të shqetësuar nga ulërimat që vinin nga banesa.