Mbërrin “Aerion AS2”, më i fuqishëm e më i shpejtë se Concord
Vetëm 3 orë për të përshkuar rrugën nga Londra në Nju Jork dhe jo më shumë se 6 orë për të shkuar nga Tokyo në Los Angeles.
Do të jenë këto kohët e fluturimit për avionin e ri supersonik i lindur nga bashkëpunimi mes grupit Airbus dhe shoqërisë aeorspaciale amerikane Aerion. Do të quhet “Aerion AS2” dhe mund të jetë Concorde i viteve 2000. Modeli i ri do të fluturojë me 1217 milje në orë nga 1350 milje në orë që kishte paraardhësi i tij i nxjerrë jashtë përdorimit për shkak të kostove të mirëmbajtjes dhe aksidentit të 25 korrikut 2000.
Dy kompanitë kanë njoftuar se do të bashkojnë kapacitetet e dizenjos, projektimit dhe prodhimit të modelit të ri. Ai do të ndërtohet nga materiale prej fibre karboni duke e rritur rezistencën me mbi 20%, si dhe duke ulur konsumin me 30%. Mund të mbajë deri në 12 pasagjerë. Presidenti Aerion, Robert Bass tha se ky është një hap i rëndësishëm përpara që i jep garanci për ta nxjerrë avionin e ri supersonik në 2021. Kostoja e këtij avioni shkon në rreth 100 milionë dollarë. Fluturimet e provës parashikohen në vitin 2019.