Miranda vjen krejtësisht seksi (FOTO)
Modelja australiane, Miranda Kerr, ka mahnitur të gjithë ata që ishin pjesë e ‘Paris Fashion Week’.
Ajo befasoi ata me pamjen e saj të magjishme në këtë eveniment me fustanin e saj të tejdukshëm. Me dukjen e saj ajo ngjashëm ishte e paraqitur edhe në një revistë australiane, në të cilën kishte folur edhe për lidhjen me ish burrin e saj
I ka habitur të gjithë me pamjen e saj. E veshur me një fustan të zi me dantella, bukuroshja Miranda Kerr ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve që ishin të pranishëm në ‘Paris Fashion Week’. Ajo është vlerësuar për guximin që e kishte marrë për paraqitjen e saj me këtë fustan të tejdukshëm i cili nxirrte në pah linjat e mrekullueshme trupore të modeles, duke lënë shumë pak vend për imagjinatë.
Përveç fustanit, modelja e ‘Victoria’s secret’ është veçuar edhe me fytyrën e saj engjëllore dhe më stilin e veçantë dhe të thjeshtë të flokëve. Nëna e tre fëmijëve është duke u shfaqur për herë të dytë me një pamje të tillë, pasi herën e parë ajo kishte pozuar për magazinën ‘Vouge Austrilian’ në tetor të vitit 2013.
Po ashtu, në këtë intervistë, Miranda kishe pranuar që është duke u ndarë nga burri i saj nga aktori Orlando Bloom. Ndonëse ishin të ndarë, dyshja Kerr dhe Bloom ishin parë duke e ledhatuar njëri-tjetrin në një ishull të Spanjës, por ishte aktori ai që e komentoi këtë gjë duke treguar që ata më nuk kanë asgjë mes vete dhe se janë vetëm miq të mirë.