Kërcënimi më i ashpër i Erdoganit për ISIS-in: Prekni vetëm qimet e flokëve të ushtarëve tanë, e shihni çfarë ju bëj

k-euml-rc-euml-nimi-m-euml-i-ashp-euml-r-i-erdoganit-p-euml-r-isis-in-prekni-vet-euml-m-qimet-e-flok-euml-ve-t-euml-ushtar-euml-ve-tan-euml-e-shihni-ccediPresidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka kërcënuar me hakmarrje të shtunën nëse

xhihadistët e Shtetit Islam (IS) sulmojnë varrin e personalitetit otoman në Siri, varr ky që është nën sovranitetin turk.

“Nuk do të ngurrojmë të përgjigjemi nëse ndodh diçka. 40 ushtarë janë në atë zonë që është territor turk”, ka kërcënuar Erdogani, transmeton Telegrafi. “Nëse dikush prek qimet e kokës së ushtarëve tanë, Turqia me ushtrinë e saj do të bëjë çfarë duhet dhe nga ai moment gjithçka do të ndryshojë”.

Turqia ka në gjendje gatishmërie ushtrinë rreth varrit të Sylejman Shahut. Shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë turke ka lejuar ushtarët, të cilët janë përgjegjës për sigurinë e qendrës historike, 25 kilometra brenda territorit të Sirisë, të hapin zjarr në rast të sulmit të IS-it.

Sylejman Shahu është gjyshi i Osmanit të I-rë, themeluesit të Perandorisë Otomane. Varri konsiderohet territor turk, që nga nënshkrimi i marrëveshjes me Francën më 1921.

Këto kërcënime vijnë pasi ushtarët e ISIS-it kanë thyer rezistencën e kurdëve dhe hynë në Koban. Ky qytet është në kufi me Turqinë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: