Vizita e kryeministrit shqiptar e rëndësishme për shqiptarët e Luginës

Për ne shqiptarët e Luginës kjo vizitë ka rëndësi të veçantë, pasi përmirësimi i raporteve do të ketë ndikim edhe në përmirësimin e jetës së shqiptarëve që jetojnë në Serbi.temp_EdiRama_4_703534588

Deputeti popullor në parlamentin serb Riza Halimi ka deklaruar se vizita e paralajmëruar e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama në Beograd “ka rëndësi të veçantë dhe se ka rëndësi trë madhe për çështjet e hapura për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”.

Halimi ka thënë se kjo vizitë është paralajmëruar disa herë, por tani është konfirmuar dhe se zyrtarë të lartë të shteteve në këtë nivel nuk janë takuar më shumë decenie të tëra.

“Për ne në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka rëndësi të madhe pasi përmirësimi i mardhënieve dhe kontakteve në këto relacione duhet të ketë ndikim edhe në përmirësimin e jetës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ne tani kemi probleme të mëdha, ndërsa ajo e fundit është manipulimi me numrin e shqiptarëve për zgjedhjet e këshillit nacional” ka thënë Halimi, transmeton presheva.com.

Ai ka shtuar se partitë shqiptare kanë vendosë që të fillojnë me një peticion me të cilën do të kërkohet “ndalimi i manipulimit me numrin e shqiptarëve dhe degradimi i të drejtavfe tona”.

“Me këtë peticion do ti drejtohemi bashkësisë ndërkombëtare pasi problemet tona iu kemi referuar organeve më të larta shtetërore dhe ambasadave relevante në Beograd” ka thënë Halimi.

Ao pret që kjo çështje të jetë pjesë e bisedimeve ndërmjet kryeministrit shqiptar dhe zyrtarëve serb. /presheva.com/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: