Kalo te lënda

Haxhiu e lë vetëm PDK-në fajtore për vonesën në krijimin e institucioneve

fotoUGLZKYY4Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka arsyetuar pse VLAN-i e ka thirrur vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit për të enjten që vjen.
Ajo thotë se përgjegjësinë për vonesën e formimit të institucioneve tash e gati katër muaj e mban vetëm PDK-ja.

“E kemi parë të arsyeshme që duhet t’i bëjmë ftesë, ose t’i japim ultimatum kryesueses që ta thërras seancën, pra po ia japim edhe një mundësi kryesueses që ta kryej detyrën e vetë. Por në qoftë se ajo këtë nuk e bën, kemi thënë që të enjten e ardhshme ne do të mblidhemi vetë”, tha Haxhiu për RK.

Blloku LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje të enjten u mblodhën në sallën e Kuvendit për të shprehur pakënaqësinë ndaj kryesueses Flora Brovina për shtyrjen e vazhdimit të seancës konstituive, duke thënë se ajo po ndjek agjendën e PDK-së. Por, pavarësisht kësaj, në kohën kur po bëhen gati katër muaj nga zgjedhjet nacionale, afati që Blloku i dha Brovinës për vazhdimin e seancës konstituive, ishte një javë, që bie ndesh me urgjencën për formimin e institucioneve.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: