“Nervozohet” Ismet Beqiri
Ismet Beqiri thotë analistët para se të vlerësojnë joserioze qasjen e Bllokut VLAN, ndaj situatës në të cilën aktualisht ndodhet vendi, duhet ta vlerësojnë të papërgjegjshëm veprimin e PDK.
Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri thotë analistët para se të vlerësojnë joserioze qasjen e Bllokut VLAN, ndaj situatës në të cilën aktualisht ndodhet vendi, duhet ta vlerësojnë të papërgjegjshëm veprimin e partisë në pushtet.
Ai thotë se kërkesa që seanca të mbahet në mesin e javës është dhënë si një afat për PDK-në që të reflektojë.
“Ne e kemi pasur parasysh që edhe gjatë këtyre ditëve është festë, dhe mbi të gjitha koha më e përshtatshme është menduar që të jetë kjo, pra e enjtja e ardhshme, duke pasur parasysh që është vikendi dhe festa. Besojmë që gjatë kësaj jave do të reflektojnë, do të kthjellen, në të kundërtën pasojat për këto që po ndodhin në vendin tonë, duhet t’i bartin ata që e kanë në dorë të bllokojnë siç po bëjnë deri më tani”, tha deputeti i LDK, Ismet Beqiri, transmeton express.
Ishte analisti Imer Mushkolaj, në mesin e atyre që thoshin se blloku është në konfuzion dhe duhet të jenë më serioz për të mos lënë hapësirë për çfarëdo qasje ndryshe nga PDK