Kalo te lënda

“Focus”: Ambasada Gjermane e përfshirë në skandal me viza në Kosovë

 

ldquo-focus-rdquo-ambasada-gjermane-p-euml-rfshir-euml-n-euml-skandal-me-viza-n-euml-kosov-euml_hd(E plotësuar) Në Ambasadën e Gjermanisë në kryeqytetin e Kosovës,

në Prishtinë, është zbuluar një mashtrim masiv me viza me një nivel të lartë profesionalizmi në falsifikim të dokumenteve, shkruan e përjavshmja gjermane “Focus”.

Siç raporton kjo magazinë e njohur gjermane, e dyta për nga ndikimi pas Der Spiegel, zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë kanë zbuluar raste të shumta të falsifikimeve të dokumenteve përfshirë kët ue dhe aso që kanë të bëjnë me certifikata të njohjes së gjuhës gjermane nga Instituti “Goethe”, transmeton Gazeta Blic.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka informuar Ministrinë e punëve të Brendshme për falsifikimin. Po kështu edhe përfaqësitë tjera (gjermane) në rajon janë informuar dhe lutur që të sensibilizohen për rastin në fjalë”, i kanë thënë kësaj reviste nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë.

Sipas zbulimeve që revista ka bërë fjala është sidomos për falsifikim të testeve gjuhësore të kategorisë së A1. Këto duhen zakonisht për viza për bashkim familjar.

Organet gjermane kanë ardhur tek përfundimi që fjala është për falsifikime të një “kualiteti të lartë” ka bërë të ditur Ambasada e Gjermanisë në Kosovë. Në dokumentin të cilin e ka parë revista Focus vlerësohet që “duhet nisur nga fakti që ka patur një qarkullim madh të falsifikimeve në fjalë” dhe shtohet se sipas të gjitha gjasave falsifikimet në fjalë janë bërë edhe në Ambasada tjera të Gjermanisë dhe Austrisë.

Pos kësaj këto dhe këso dokumentesh janë paraqitur edhe me rastin e parashtrimit të kërkesës për leje qëndrim të përkohshëm apo edhe përhershëm në vet Gjermani nga ata persona që në Kosovë e kanë marrë vizën, ka tërhequr vërejtjen në analizën e saj Ambasada e Gjermanisë në Kosovë. /Gazeta Blic/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: