Dhjetë vjet merr rrogë pa shkuar në punë

dhjet-euml-vjet-merr-rrog-euml-pa-shkuar-n-euml-pun-euml_hdDy zyrtarë të Drejtorisë së Kadastrës në Komunën e Prishtinës kanë marrë paga për disa vite pa qenë fare në punë.

Hakif Bahtiri, nuk ka qenë në punë prej vitit 2005, ndërsa Zize Nezaj ka munguar prej vitit 2009. Menaxhmenti i ri komunal ka marrë masa disiplinore ndaj tyre.

I pari po synohet të përjashtohet nga puna e Nezaj të dërgohet në parapension, meqë nuk është në gjendje të mirë shëndetësore

Hakif Bahtiri, zyrtar për punë me palë në Drejtorinë e Kadastrës të Komunës së Prishtinës, përreth dhjetë vite nuk ka shkuar në punë, por paga i është derdhur e plotë në llogarinë bankare. Sallamadia më pak i ka zgjatur Zize Nezajt, zyrtare për punë me palë, gjeodete në Kadastër. Ajo prej shtëpisë ka marrë pagë të plotë nga viti 2005 deri në vitin 2014. Kështu kanë bërë të ditur për gazetën Tribuna, zyrtarë të Komunës së Prishtinës, të cilët ua prishën rehatinë dy zyrtarëve të Kadastrës duke i suspenduar nga puna.

Nezes pritet t’i ndërpritet marrëdhënie e punës, e Bahtiri të dërgohet në pension të parakohshëm. Buxheti i komunës në këtë rast u dëmtua rreth 35 mijë euro. Kjo pasi zyrtarët në fjalë, sipas të dhënave të komunës, në baza mujore kanë marrë paga në vlerë prej 243 eurove. “Zize Nezaj – zyrtare për punë me palë/gjeodete, nuk ka qenë në punë nga viti 2009 – 2014. Mirëpo ka marrë pagë të plotë në baza mujore. Vërtetimi i mjekut është sjellë në vitin 2014 kur është kërkuar nga menaxhmenti i ri.

E njëjta është dërguar në komision disiplinor dhe i është shqiptuar masa disiplinore – ndërprerje e marrëdhënies së punës”, ka thënë për gazetën Tribuna, Miranda Mullafazliu-Bejta, zyrtare e lartë për media në Komunën e Prishtinës. Të njëjtën gjë, zyrtarja për informim e ka konfirmuar edhe për juristin e Kadastrës. “Hakif Bahtiri, zyrtar për punë me palë/jurist, nuk ka qenë në punë nga viti 2005 – 2014. Mirëpo ka marrë pagë të plotë në baza mujore. Vërtetimi i mjekut është sjell ne vitin 2014.

http://tpc.googlesyndication.com/safeframe/1-0-0/html/container.html

I njëjti është dërguar në komision disiplinor dhe i është shqiptuar masa disiplinore, pensionim i parakohshëm, pasi që është i sëmurë dhe i paaftë për punë. Ai mbush moshën e pensionit edhe 2 vite”, tregoi Mullafazliu-Bejta. Për mosrespektim të vendit të punës, Drejtoria e Kadastrës ka suspenduar edhe disa zyrtarë tjerë. Katër prej tyre u është shqiptuar masa disiplinore, njëri është suspenduar nga puna dhe një është ende në procedurë për komisionin disiplinor.

“Fehmi Havolli – gjeodet, është suspenduar nga puna për shkak të vijimit të punës në gjendje të dehur. Nazmije Mehaj dhe Shpresa Haziri, zyrtare për punë me palë/gjeodete, kanë tejkaluar pushimin mjekësor dhe kanë munguar në punë. Shqiptim i masës disiplinore nga komisioni disiplinor: heqja e 1/3 së pagës për 2 muaj”, tha zyrtarja e informimit, duke treguar se për operatorin në Drejtorinë e Kadastrës, Bekim Gajtani, është paraqitur në komision disiplinor në cilësi të shkeljes disiplinore të supozuar, por s’është marrë ende vendim nga komisioni disiplinor.

Megjithëkëtë, pos Kadastrës, nuk ka drejtori në komunë që nuk është suspenduar ose dërguar në komision disiplinorë me të ardhur menaxhmenti i ri komunal që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje. /Tribuna/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: