Bllokut nuk i ngutet, pret reflektim nga PDK-ja

bllokut-nuk-i-ngutet-presin-t-euml-reflektoj-euml-pdk-ja_hdNdonëse konsiderohet çështje urgjente formimi i institucioneve të reja, partive politike nuk po u ngutet. Madje as vetë Bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje që thotë se e ka shumicën në Kuvend.

Ata u mblodhën të enjten në sallën e Kuvendit, ndonëse seanca ishte shtyrë nga kryesuesja, por vendosën që të kërkojnë që seanca të mbahet të enjten e ardhshme më 9 tetor.

Kjo nga analistët shihet si qasje joserioze. Por sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri thotë analistët para se të vlerësojnë joserioze qasjen e Bllokut, duhet ta vlerësojnë të papërgjegjshëm veprimin e partisë në pushtet. Ai thotë se kërkesa që seanca të mbahet në mesin e javës është dhënë si një afat për PDK-në që të reflektojë.

“Ne e kemi pasur parasysh që edhe gjatë këtyre ditëve është festë, dhe mbi të gjitha koha më e përshtatshme është menduar që të jetë kjo, pra e enjtja e ardhshme, duke pasur parasysh që është vikendi dhe festa. Besojmë që gjatë kësaj jave do të reflektojnë, do të kthjellen, në të kundërtën pasojat për këto që po ndodhin në vendin tonë, duhet t’i bartin ata që e kanë në dorë të bllokojnë siç po bëjnë deri më tani”, tha deputeti i LDK, Ismet Beqiri, për Radio Kosovën.

Ndërsa, Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se përgjegjësinë për këtë vonesë për formimin e institucioneve tash e gati katër muaj e mban vetëm PDK-ja.

 

“E kemi parë të arsyeshme që duhet t’i bëjmë ftesë, ose t’i japim ultimatum kryesueses që ta thërras seancën, pra po ia jepim edhe një mundësi kryesueses që ta kryej detyrën e vetë, por në qoftë se ajo këtë nuk e bën, kemi thënë që të enjten e ardhshme ne do të mblidhemi vetë”, tha Haxhiu për Radio Kosovën.

Blloku LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje të enjten u mblodhën në sallën e Kuvendit për të shprehur pakënaqësinë ndaj kryesueses Flora Brovina për shtyrjen e vazhdimit të seancës konstituive, duke thënë se ajo po ndjek agjendën e PDK-së.

Por, pavarësisht kësaj, në kohën kur po bëhen gati katër muaj nga zgjedhjet nacionale, afati që Blloku i dha Brovinës për vazhdimin e seancës konstituive, ishte një javë, që bie ndesh

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: