22 të lënduar në aksidente trafiku për festën e Bajramit

fotoPolicia e Kosovës ka regjistruar aksidente me 22 të lënduar në 24 orët e fundit. Prej tyre, në fshatin Reshtan të Suharekës,

një person duke lëvizur me veturën e tij me targa civile duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës e humb kontrollin, del jashtë rruge dhe godet një shtyllë elektrike.

“Si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore pësojnë ngasësi dhe një pasagjer mashkull shqiptar të cilët pasi marrin tretmanin mjekësor në Spitalin e Prizrenit lirohen”, njofton Policia e Kosovës.

Në Suharekë ka nodhur edhe një tjetër aksident me të lënduar. Konkretisht në fshatin Duhël, rreth orës 07:30 të ditës së djeshme, raportohet se i dyshuari mashkull shqiptar duke lëvizur me veturën VË Bora nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka dal nga rruga me ç’rast ka shkaktuar vet aksident.
Si pasojë e aksidentit, ngasësi ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Në fshatin Zhabar i Ulët të Mitrovicës, raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile.

“Deri tek aksidenti ka ardhur kur i dyshuari shqiptar duke lëvizur me veturën Opel nga pakujdesia ka goditur veturën Honday me ngasëse viktimën femër shqiptare. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar viktima e cila dërgohet në spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, përcjell koha.net.
Në Vushtrri raportohet se një burrë duke lëvizur me veturën Mercedes me targa lokale nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka goditur veturën Opel Zafira me targa lokale të cilën e drejtonte një burrë.

“Si pasojë e aksidentit një pasagjere femër, e mitur ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor”.

Një tjetër aksident është ai i fshatit Ternovc të Mitrovicës, kur një shofer duke lëvizur me veturën Ford me targa lokale nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka goditur veturën VË Pasat me targa lokale të cilën e drejtonte viktima mashkull shqiptar.

“Si pasojë e aksidentit pesë pasagjerë katër femra dhe një mashkull K-Shqiptare kanë pësuar lëndime trupore dhe e njëjta kanë pranuar tretman mjekësor”. //Indeksonline/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: