AAK në Pejë kritikon koalicionin qeverisës në këtë komunë

fotoDDHOI8H4Sipas AAK-së pas shqyrtimit të raportit 6 mujor të të hyrave dhe shpenzimeve dhe vërejtjeve të dhëna se masat e kursimeve të proklamuara në fillim të mandatit të qeverisjes aktuale tashmë kanë dështuar, si dhe aprovimit të disa pikave të propozuara nga ekzekutivi komunal në takimin e Kuvendit të Komunës që u mbajt me 30 shtator 2014, është miratuar edhe buxheti për vitin 2015.

“Është hera e parë që nga paslufta që Peja do të ketë buxhet më të vogël për investime kapitale! Që nga paslufta investimet në të mirë të qytetarëve për të rregulluar rrugë, shkolla, ambulanca etj kanë shkuar duke u shtuar. Ndërsa në vitin 2007 ato ishin 900 mijë euro, gjatë qeverisjes së AAK-së këto investime u dhjetfishuan në secilin vit për të arritur në mbi 5.800.000€ në vitin 2014 sa i është lënë qeverisjes aktuale planifikimi i buxhetit për investime kapitale”, thuhet në reagimin e AAK-së.

AAK thotë se qeverisja aktuale, “fatkeqësisht, në buxhetin e parë të saj që përgatiti dhe miratoi, uli shpenzimet kapitale, sigurisht duke ofruar më pak shërbime për qytetarët”.

Sipas këtij subjekti politik, Peja në vitin 2015 do të jetë pa mirëmbajtje të varrezave dhe do përgjysmojë shërbimin e pastrimit të rrugëve me të cilën tri vite radhazi është shpërblyer si qyteti më i pastër e po ashtu, sipas AAK-së, nuk do të ketë më shtrim të rrugëve me zhavorr dhe do të ketë përgjysmim të shërbimit për largim të borës dhe përgjithësisht mirëmbajtjes së rrugëve.

E kjo po ndodhë, sipas AAK-së, për shkak të mospërfshirjes së këtyre shërbimeve apo për shkak të zvogëlimit të tyre në buxhetin e vitit 2015 që u miratua pa votat e AAK-së dhe LVV-së.

Përveç këtyre arsyeve të lartcekura, këshilltaret e AAK-së kundërshtuan miratimin e buxhetit të propozuar sepse, sipas tyre, kishte një jotransparencë të paparë dhe në shkelje të plotë të ligjit dhe rregulloreve komunale, ku afër 1.5 milion euro investime nuk janë të specifikuara fare dhe këshilltarët që kanë detyrë të patransferueshme miratimin e buxhetit nuk ishin aspak në dijeni se ku do shkojnë paratë e qytetarëve.

“Po ashtu, ky buxhet i vitit 2015 nuk ka në vete asnjë premtim elektoral që ka dhënë ekzekutivi gjatë fushatës zgjedhore dhe qysh në vitin e parë të mandatit të tij fillon me mospërmbushje të premtimeve me të cilat mori votat e qytetarëve. Megjithatë, ky buxhet, me kaq shumë mangësi befasisht me votat e partive në koalicion dhe me përkrahjen e disa partive minoritare, u aprovua”, thuhet në reagim.

Dega e AAK-së në Pejë thotë ta ketë shqyrtuar këto ditë me kujdes rrjedhën e këtij takimi dhe me këtë rast kundërshton me forcë akuzat e ngritura nga Kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri, “i cili i zënë në vështirësi nga vërejtjet e shumta që ju dhanë për këtë buxhet, me një fjalor të pahijshëm dhe tendencioz tentonte që me sulme të paqëndrueshme ndaj ish-qeverisjes të shfajësohej nga faktet e pamohueshme për një buxhet jotransparent, që nuk përmbush nevojat e as pritjet e qytetarëve”.

“AAK-ja me këtë rast ua rikujton atyre që nuk e dinë se roli i partisë opozitare është mbikëqyrja e punës së pozitës dhe normalisht se ne me shumë përpikëri me fakte të argumentuara dhe me fjalor të pranueshëm politik po vazhdojmë të kryejmë këtë detyrë që na kanë ngarkuar qytetarët me votat e tyre për subjektin tonë. “Tendencat që me këso sulme të paqena, me ngritje zërash e krijim të situatave të tensionueshme për ta ndaluar AAK-në që të bëjë detyrën e vet, nuk do të pranohen dhe nuk do të na zmbrapsin, por përkundrazi edhe me më shumë këmbëngulësi dhe me më shumë bindje se jemi në rrugën e drejtë do të mbikëqyrim punën e qeverisë komunale dhe secilën veprim e vendim që është në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me interesat e qytetarëve do ta kundërshtojmë dhe do ta publikojmë në kuvend dhe kudo tjetër”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se “kjo është detyra jonë, është parimi i ynë dhe rruga jonë që do të ndjekim pavarësisht numrave dhe mbivotimeve që na bëhen në Kuvendin Komunal dhe jashtë tij”.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: