Të varfrit mbushin arkat e bankave

fotoQytetarët e Kosovës nuk kanë ku t’i investojnë kursimet e tyre. Paratë që ndajnë nga paga ose nga fitimet tjera sa për të mos i lënë nën jastëk,

po i deponojnë në bankat komerciale në vend. Kjo edhe duket alternativa e vetme për investim të sigurt në Kosovë. Ndërkohë bankat kanë ulur skajshmërisht normën e interesit për depozita.

Norma mesatare e interesit për depozita gjatë kësaj vere ka qenë nga 0.6 deri në 0.9 për qind, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin rreth 3.5 për qind. Por, pavarësisht kësaj qytetarët kanë rritur për 6 për qind depozitat në bankat e vendit në muajin gusht, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan Tribuna.

Kjo i bie se në Kosovë, që zë vendin më të varfër në Evropë, qytetarët kanë arritur që t’i afatizojnë në bankat e vendit plot 2 miliardë e 513 milionë euro. Kontribuues kryesorë në rritjen e depozitave vazhdojnë të jenë depozitat e ekonomive familjare të cilat përfaqësojnë 73.7 për qind të gjithsej depozitave, dhe shënuan rritje vjetore prej 7.2 për qind.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: