A u largua Borchard nga Kosova, shkaku i lidhjes me agjenten nga Shqipëria!?

a-u-largua-borchard-nga-kosova-shkaku-i-lidhjes-me-agjenten-nga-shqip-euml-ria_hdNuk i ka përfunduar kontrata në Kosovë, por shefi i deritashëm i misionit EULEX, Bernd Borchard është larguar nga Kosova me arsyetimin zyrtar se e ka gjetur një punë tjetër në Gjermani.

Këtë arsyetim e dhënë edhe zyrtarët nga zyra për informim derisa mediet në Beograd në një shkrim të zgjeruar rreth largimit të gjermanit nga Kosova japin detaje të tjera që kanë shtyrë atë ta lëshoj misionin.

“Z. Bernd Borchard, ish-shefi i misionit EULEX, është larguar për të filluar një punë tjetër në Gjermani. Ne nuk mund të komentojmë në lidhje me detajet tjera rreth personave të stafit të misionit”, ka thënë për Zëri, zëdhënësja e misionit EULEX, Dragana Nikolic Solomon.

Borchard është larguar nga Kosova para më shumë se një jave. Në vend të tij, pozitën e shefit të misionit është duke e ushtruar zëvendësja e tij e deritashme. Këshilli i Evropës ende zyrtarisht nuk e ka zgjedhur zëvendësuesin e tij ngase procedura e largimit të Borchardt ka qenë shumë e shpejtë.

Ndërkohë, ditë më parë mediet serbe kishin raportuar se shefi i misionit të EULEX-it, Bernd Borhard, për shkak të shkeljes së rregullave dhe procedurave dhe lidhjes me një agjente sekrete nga Shqipëria është larguar nga detyra e tij në Kosovë.

http://tpc.googlesyndication.com/safeframe/1-0-0/html/container.html

Largimin e tij nga misioni, sipas medieve serbe, e ka kërkuar vetë shteti gjerman. /Zëri/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: