Vjosa Osmani: Ja çfarë duhet të bëjë Sekretaria e Kuvendit
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, e pyetur nga Indeksonline se ku e mbështesin besimin e tyre se Sekretaria e Kuvendit do ta aprovojë kërkesën për mbajtjen e seancën konstituive,
ajo ka thënë se Sekretaria as nuk aprovon e as nuk refuzon kërkesa të tilla.
Deputetët e koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosje kanë dorëzuar në Sekretarinë e Kuvendit të Kosovës kërkesën për vazhdimin e seancës konstituive, e cila është shtyrë ditë më parë nga kryesuesja Flora Brovina.
“Sekretaria as nuk aprovon as nuk refuzon kërkesa të tilla. E vetmja detyrë e administratës së Kuvendit është që atë njoftim ta dërgojë tek të gjithë deputetët e Kuvendit dhe te Kryesuesja Brovina. Pastaj deputetët vendosin nëse dëshirojnë t’i përgjigjen ftesës për seance apo jo”, ka thënë ajo.