Kuçi: Në Kuvend shkojmë vetëm nëse na thërret Brovina

fotoDeputetët e bllokut paszgjedhor s’kanë pritur Flora Brovinën për të thirrur seancën. Ata tashmë e kanë bërë këtë. Me 62 nënshkrime, 22 më shumë seç që nevojitën, LDK, VV, AAK dhe Nisma kanë thirrur seancën për 9 tetor në orën 10.

Kërkesën nuk e kanë nënshkruar deputetët e pakicave, të cilët kanë thënë se u nevojitet kohë për konsultime për këtë, raporton KTV.

Shkresën e ka pranuar sekretaria, e ftesat u janë dërguar deputetëve, ia kanë konfirmuar KTV-së, nga Zyra e shtypit e Kuvendit. Por, PDK-ja do të jetë e pranishme në këtë seancë, vetëm nëse ftohet nga Flora Brovina.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, i pyetur se a do të jenë pjesëmarrës, është përgjigjur se vetëm nëse i fton Flora Brovina. “Nuk e kemi diskutuar këtë ende në parti. Ata ia kanë drejtuar kërkesën asaj dhe ajo besoj ju përgjigjet”, i ka deklaruar Kuçi KTV-së.

Të kundërtën e kanë thënë nga Kuvendi, sepse ftesat janë dërguar në emër të deputetëve nënshkrues për seancë.

“Sekretaria ka shpërndarë ftesat dhe njoftimin te grupet parlamentare se ka seancë të enjten. Grupet parlamentare janë përgjegjëse që deputetëve të tyre t’u dërgojnë ftesat”, ka thënë Sherif Konjufca, transmeton Koha.net.

Blloku thotë se e kanë planin, nëse Flora Brovina s’paraqitet të enjten.

Njohësit e Kushtetutës dhe të rrethanave në vend thonë se kërkesa për seancë të jashtëzakonshme në këtë rast është tërësisht e ligjshme.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: