Policia e Kosovës ‘furnizohet’ me armë
UNDP dorëzoi sot pajisje të teknologjisë së avancuar Agjencisë Kosovare të Forenzikës dhe Policisë së Kosovës në një ceremoni rasti ku morën pjesë Bajram Rexhepi, Ministër i Punëve të Brendshme, Shpend Maxhuni, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Blerim Olluri, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë Kosovare të Forenzikës, Matthias Kiesler, Zëvëndës Udhëheqës i Misionit në Ambasadën Gjermane dhe Richard Lundgren, këshilltar në UNDP.
Ky donacion është mundësuar nga zyra Gjermane e Punëve të Jashtme dhe është pjesë e përkrahjes së vazhdueshme të projektit të UNDP-së KOSSAC (Kosovo Small Arms Control) Strategjisë për Kontrollin dhe Grumbullimin e armëve të vogla dhe të lehta (SALË) posaçërisht në fushën e hetimit dhe gjurmimit të armëve. Do të dorëzohen këto pajisje:
Sitemi për gjetjen e plumbave/vaska balistike Agjencisë Kosovare të Forenzikës;
Baza e gjurmimit të të dhënave BERT Policisë së Kosovës; dhe 08 licenca për shfrytëzimin e bazës së të dhënave Cart Ëin Pro – database për identifikimin e municionit Policisë së Kosovës