Babai i Hakif Zejnullahut thotë se Nait Hasani qëndron prapa vrasjes së dy heronjve

fotoSabit Zejnullahu, babai i dëshmorit Hakif Zejnullahu, thotë se e di se kush qëndron prapa vrasjes së djalit të tij dhe Zahir Pajazitit e Edmond Hoxhës, raporton KTV.

Ai bën me gisht drejt Nait Hasanit dhe Bislim Zogajt, të dy zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish pjesëtarë të UÇK-së.

Zejnullahu tash 76 vjeçar, thotë se për fjalët që thotë, mban përgjegjësi dhe rrëfen versionin e tij për ngjarjen. Pas disa aksioneve kundër forcave serbe, që kishin ndërmarrë Hakif Zejnullahu e Zahir Pajaziti me bashkëpunëtorë, aparati i atëhershëm serb, ishte vërsulur t’i gjej ata.

E babai i Hakifit, thotë se Nait Hasani dhe Bislim Zogaj, pasi që u arrestuan, ua dhanë forcave serbe të dhënat, nga të cilat pas pak ditëve vriten Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti e Edmond Hoxha.

KTV-ja ka kontaktuar me Nait Hasanin, mirëpo, ai nuk ka pranuar të flasë publikisht, derisa përmes telefonit, ka treguar se është i njohur me këto akuza dhe se për këtë është sqaruar me babain e Hakifit. E ndërkohë, Bislim Zogaj, thotë se nuk beson që këto deklarata po i bënë babai i Hakif Zejnullahut.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: