Kalo te lënda

Shefi i ri i NATO-s është rritur në Beograd

fotoBCIZ211YMediat serbe raportojnë se shefi i ri i NATO-s dhe ish kryeministri norvegjez, Jens Stoltenberg ka kujtime shumë të bukura fëmijërore nga Beogradi.

Gazeta serbe, Blic shkruan se Stoltenbergu e kujton shumë mirë dadon e tij nga Subotica e cila është kujdesur për të për 10 vjet ndërsa ai gjithëmonë sipas këtij shkrimi nuk e ka harruar as shijen e qebapëve, pasulit dhe specave të mbushur.

Babai i tij dhe pjesëtarë të tjerë të familjes së tij, merren me politikë që një kohë të gjatë, dhe mbështetur në këtë, Stoltendberg konsiderohet se bën pjesë në një nga dinastitë më të njohura politike norvegjeze, transmeton Indeksonline.

Babai i shefit të ri të NATO-s, Torvald Stoltenberg ka qenë i deleguar i OKB-së për paqe në ish Jugosllavi, ndërsa në vitin 1960 është emëruar sekretari i parë i ambasadës norvegjeze në Beograd.

Përpos shtëpisë në të cilin është rritur në lagjen Dedinje të Beogradit, vendi i tij i preferuar në kryeqytetin serb është Kalemegdani, ku edhe ka mësuar skijimin.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: