Jahjaga: Liderët të ofrojnë propozime për daljen nga ngërçi

fotoWGBBZ4RUPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takime të ndara, fillimisht kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga nënkryetari Kadri Veseli dhe më pastaj në takim të përbashkët kryetarin e LDK-së, zotëri Isa Mustafa, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, zotëri Albin Kurti, kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limaj, për të diskutuar për procesin e krijimit të institucioneve të Kosovës.

Presidentja Jahjaga në takimet e zhvilluara theksoi se ndërtimi shpejtë i institucioneve të vendit është domosdoshmëri dhe kjo do të hap perspektivën për qytetarët e vendit dhe proceset demokratike. Presidentja ritheksoi edhe njëherë faktin se zgjidhjet duhet të gjenden brenda kuadrit kushtetues, në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe theksoi se liderët e partive politike parlamentare duhet të gjejnë mënyrat për diskutuar bashkë zgjidhjet për konstituimin e Kuvendit, që hap rrugën drejt krijimit të institucioneve të vendit, njofton Presidenca.

Ajo tha se vetë liderët e partive politike parlamentare duhet të ofrojnë propozime dhe sugjerime për të dalë nga situata e krijuar duke mundësuar lehtësimin e mëtejmë të diskutimeve mes tyre.

Liderët e partive politike parlamentare e vlerësuan rëndësinë e takimeve me presidenten dhe theksuan nevojën që të arrihet zgjidhja për krijimin e institucioneve të vendit.
Takimet e Presidentes Jahjaga me liderët e partive politike parlamentare do të vazhdojnë në ditët në vijim.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: