PDK nuk ndryshon qëndrim

veseli-dvRezultati i zgjedhjeve dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese janë zgjidhja e krizës politike në të cilën gjendet Kosova, ka thënë nëkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Veseli u deklarua para mediave pas takimit që ai dhe shefi i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi zhvilluan me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Ka vullnet të dilet nga ngërçi aktual politik, pasi ne besojmë që vullneti i qytetarëve dhe Kushtetuta duhet të respektohet” ka thënë pas takimit Veseli.

Presidentja e Kosovës ka filluar serinë e re të takimeve me liderët e partive politike vetëm 48 orë pas takimit paraprak duke thelluar kështu bindjen se ajo vërtetë iu ka dhënë partive politike dy ditë për të ofruar zgjidhjen.

Indeksonline ka raportuar para disa ditësh se Jahjaga është kthyer me përkrahje të fuqishme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të gjej zgjidhjen për të dal nga kriza aktuale politike./Indeksonline/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: