Ambasada turke: Turqia nuk përkrah radikalizmin islam në Kosovë

fotoPërmes një kumtese për medie Ambasada e Turqisë në Kosovë ka reaguar ndaj shkrimit me titull Qeveria turke financon radikalizmin islam në Kosovë?, të cilin dje e transmetonte indeksonline. Lidhur me këtë Ambasada ka shkruar:

“Lajmi është publikuar edhe më herët në mediet turke dhe është mohuar nga zëvendëskryeministri Numan KurtulmuÅŸ dhe nga TIKA.”

TIKA, vazhdon reagimi i Ambasadës turke, ka kompletuar projekte të restaurimit të trashëgimisë historike dhe kulturore si dhe projekte të ndryshme të zhvillimit në fushën e arsimit, shëndetësisë e bujqësisë në Kosovë dhe shton se TIKA me aktivitetet e saj jo vetëm në Kosovë por në mbi 100 vende të tjera të botës, realizon projekte të cilat do të shërbejnë në krijimin e kulturës së vazhdimësisë së paqes, refuzimin e çfarëdo dhunë apo tjetërsimi, tejkalimin e paragjykimeve ndërmjet komuniteteve dhe forcimin e dialogut ndërmjet qytetërimeve.

Në këtë kornizë, thotë ndër të tjera reagimi, konsiderimi i TIKA-së si përgjegjëse ndaj aktiviteteve të ndonjë institucioni ose organizate, apo përgjegjësve, proceset gjyqësore e të cilëve ende nuk kanë përfunduar, paraqet një veprim të pabazuar në aspektin ligjor dhe moral.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: