Ja çfarë ndodh kur përplasen dy peshkaqenë (Video)
Zhytësi Adam Malsk, i cili ka xhiruar përplasjen mes këtyre dy kafshëve tha se është jorealiste, pasi disa minuta para incidentit,
ai pyeti veten se çfarë do të ndodhte nëse një peshkaqen i madh do të sulmonte një më të vogël.
Dhe si duket, kjo dëshirë e tij u plotësua. Adam ishte me barkën e tij në afërsi të ishullit Neptunskih, kur vuri re një peshkaqen mesatar të bardhë, transmeton Telegrafi.
Ai vendosi që të xhiroj këtë moment interesant, por në pak sekonda ajo u bë edhe më emocionuese.
U lajmërua një peshkaqen edhe më i madh i bardhë, që ishte i interesuar për gjahun e tij.
Peshkaqenët u nisën në drejtim të njëri-tjetrit, dhe nëse gjykojmë nga pamjet, vetëm përplasin nofullat e tyre, dhe më pas u zhduken. /Telegrafi/