Ejup Qerimi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të PTK-së
Bordi i Drejtorëve të PTK në një takim të jashtëzakonshëm të mbajtur sot ka shkarkuar nga detyra e kryeshefit ekzekutiv të PTK SH.A., Ejup Qerimi.
Sipas një njoftimi të PTK-së, Bordi i Drejtorëve të PTK SH.A., këtë vendim e ka marrë duke u bazuar në Ligjin mbi NP nr.03/L-97, të nenit 18, respektivisht 18.3, si dhe rekomandimit nga takimi i Komisonit të Auditimit.
Në pozitën e ushtruesit të detyrës është caktuar Mehdi Latifaj, i cili deri më tash ka ushtruar detyrën e drejtorit të Telekomit të Kosovës.