Ja si vdiq maturanti nga Gjilani (video)

fotoShkoi në ekskursion në Shqipëri si maturant, por një veti që kishte në gjumë, Blend Selmanit ia mori jetën. Dyshohet se 17 vjeçari ra nga ballkoni i një hoteli në Durrës duke ecur në gjumë.
Bekim Kryeziu, profesor i historisë në gjimnazin “Zenel Hajdini” që ishte me nxënësit tregoi çfarë ndodhi.

“Si çdo natë jam munduar të mos na ndodh ndonjë e keqe. Diku në një lartësi prej 2-3 metrash kam parë se një person binte në tokë”, tha ai për Klan Kosova.

Kreziu bëri me dije se natën e aksidentit nuk u pa e as nuk u dëgjua diçka e pazakontë nga dhoma ku flinte viktima.

Drejtori i gjimnazit Bekim Mustafa, tha se nxënësit u vendosën nëpër dhoma rreth mesnatës kur sipas tij mbaroi orari i argëtimit.

Megjithatë, ai tha se i ndjeri, me gjasë është zgjuar nga gjumi dhe pa u kthjelluar ra nga ballkoni.

“Ai me shokë ka qenë, edhe a u zgju jerëm s’kemi pasë informata që ai mundet me u qu jerëm”, tha ai.

Familjarët e Blendit thanë se ai ishte shumë i gëzuar kur u nis në ekskursion.

“Unë e kam qu me kerr deri te autobusat, kur e morëm prom lajmin në orën 3:30 të natës, thanë i ka thy dy këmbët. Kur shkum na ai veç ke i vdekt”, tha agja i Blendit, Fatos Selmani.

Trupi i viktimës arriti në Gjilan të martën ndërsa varrimi i tij bëhet të mërkurën.

https://

http://www.facebook.com/plugins/like.php?app_id=166065640161585&channel=http%3A%2F%2Fstatic.ak.facebook.com%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2FZEbdHPQfV3x.js%3Fversion%3D41%23cb%3Df1eb7c975122a3e%26domain%3Dwww.indeksonline.net%26origin%3Dhttp%253A%252F%252Fwww.indeksonline.net%252Ff2208c24dd637b4%26relation%3Dparent.parent&href=http%3A%2F%2Fwww.indeksonline.net%2F%3FFaqeID%3D2%26LajmID%3D118465&layout=button_count&locale=en_US&sdk=joey&send=false&show_faces=false&width=90 http://www.facebook.com/plugins/share_button.php?app_id=166065640161585&channel=http%3A%2F%2Fstatic.ak.facebook.com%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2FZEbdHPQfV3x.js%3Fversion%3D41%23cb%3Df511648fcbaa6c%26domain%3Dwww.indeksonline.net%26origin%3Dhttp%253A%252F%252Fwww.indeksonline.net%252Ff2208c24dd637b4%26relation%3Dparent.parent&href=http%3A%2F%2Fwww.indeksonline.net%2F%3FFaqeID%3D2%26LajmID%3D118465&locale=en_US&sdk=joey&type=button_count&width=90 http://platform.twitter.com/widgets/tweet_button.1411706120.html#_=1412106076093&count=horizontal&id=twitter-widget-0&lang=en&original_referer=http%3A%2F%2Fwww.indeksonline.net%2F%3FFaqeID%3D2%26LajmID%3D118465&size=m&text=Portali%20Indeksonline%20-%20Ja%20si%20vdiq%20maturanti%20nga%20Gjilani%20(video)&url=http%3A%2F%2Fwww.indeksonline.net%2F%3FFaqeID%3D2%26LajmID%3D118465&via=Indeksonline

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: